Bota

Mianmari shpall një javë zie kombëtare, zbehet shpresa për të mbijetuar

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuarit që mund të jenë ende nën rrënoja

F.I
Mianmari shpall një javë zie kombëtare, zbehet shpresa për
pamje nga rrënojat

MINMAR-Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 rihter goditi vendin më 28 mars, duke shkaktuar më shumë se 2,000 viktima. Nga data 31 mars deri më 6 prill, flamujt kombëtarë do të valëviten në gjysmë shtizë, dhe qytetarët janë thirrur të ndalojnë për një minutë heshtje për të nderuar ata që humbën jetën.

Pikërisht në orën 12:51, momentin kur tërmeti goditi vendin, udhëheqësit ushtarakë dhe qytetarët mbajtën një minutë heshtje si shenjë respekti.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuarit që mund të jenë ende nën rrënoja. Pas kalimit të 72 orëve, shpresat për të gjetur persona të mbijetuar janë ulur, por operacionet vazhdojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB