Bota

Mbi dy muaj luftë! Irani refuzon propozimin e SHBA-së, Trump niset drejt Kinës

Trump pritet të mbërrijë në Pekin, ku çështja e Iranit do të jetë ndër temat e diskutimit me presidentin kinez Xi Jinping.

F.I
Mbi dy muaj luftë! Irani refuzon propozimin e SHBA-së, Trump niset
Presidenti i Iranit, Donald Trump dhe Xi Jiping

SHBA-Shanset për një marrëveshje paqeje me Iranin janë larg. Teherani hodhi poshtë një propozim të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit

Irani ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës , përfshirë në Liban, ku aleati i SHBA-së, Izraeli, po lufton militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Teherani ka theksuar sovranitetin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për furnizimet botërore me naftë, ka kërkuar kompensim për dëmet e luftës dhe fundin e një bllokade detare të SHBA-së.

Trump tha se përgjigjja e Iranit po rrezikonte armëpushimin që filloi më 7 prill.

"Do ta quaja më të dobëtin tani për tani, pasi lexova mbeturinat që na kanë dërguar. As nuk e kam mbaruar së lexuari", u tha Trump gazetarëve, duke kërcënuar vazhdimisht se do të shkelte armëpushimin.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar ndërprerjen e luftimeve përpara se të fillojnë negociatat për çështjet e diskutueshme, përfshirë programin bërthamor të Iranit.

Përpara se të fillonte lufta më 28 shkurt, rruga e ngushtë ujore transportonte një të pestën e dërgesave botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm dhe që atëherë është bërë një pikë qendrore presioni në konflikt.

Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive që thonë se po ndihmojnë Iranin të transportojë naftë në Kinë. Trump pritet të mbërrijë në Pekin, ku çështja e Iranit do të jetë ndër temat e diskutimit me presidentin kinez Xi Jinping.

Poll

MOS HUMB