Bota

Kush po e shtyp regjimin e Ajatollahëve? Loja e Mossadit dhe "fantazma" e Shahut mbi Iranin

Operacioni i Mossadit – i raportuar në një ekskluzivitet nga ëashington Post – nisi menjëherë pas valës së parë të sulmeve.

k.m.
Kush po e shtyp regjimin e Ajatollahëve? Loja e Mossadit dhe
Foto ilustruese

IRAN- Një telefonatë e shkurtër, me një mesazh kërcënues drejtuar rreth 20 gjeneralëve iranianë po bën xhiron e botës. Dikush i kërcënon se do të kishin të njëjtin fat si shumë kolegë të tjerë që ishin vrarë nga sulmet izraelite. Operacioni i Mossadit – i raportuar në një ekskluzivitet nga ëashington Post – nisi menjëherë pas valës së parë të sulmeve. Një nga shënjestrat e sulmit pretendohet se ka marrë një telefonatë në celularin e tij dhe bashkëbiseduesi i ka vendosur kushte.

Në audio dëgjohet kjo bisedë:

Agjenti i inteligjencës Mossad: Po ju telefonoj nga një vend që vetëm dy orë më parë i dërgoi Bagheri-n, Salamin, Shamkhani-n, njëri pas tjetrit, në ferr. E vetmja gjë që mund t'ju them është se keni 12 orë për të ikur me gruan dhe fëmijët tuaj, ose përfundoni në listën tonë. Jemi më afër se venat e qafës suaj. A doni të përfundoni si ata?

Gjenerali iranian përgjigjet: Jo, por çfarë duhet të bëj? 

Agjenti i inteligjencës Mossad: Bëni një video ku thoni se nuk e mbështesni regjimin dhe se nuk do të sakrifikoni veten për të.

Gjenerali iranian: Ku duhet ta dërgoj këtë video?

Izraeliti: Në Telegram.

Nuk dihet nëse videoja është dërguar ndonjëherë, por kjo audio sensacionale u botua nga ëashington Post, e cila e mori atë nga një burim izraelit. Artikulli i gazetës specifikon se nuk dihet nëse gjenerali e regjistroi audion dhe e dërgoi atë është ende gjallë. Më 13 qershor, në orët pas sulmit të parë kundër Iranit, inteligjenca e Benjamin Netanyahut filloi një fushatë sekrete, duke telefonuar anëtarë të lartë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë të Republikës Islamike. Të tjerë morën letra nën pragun e shtëpive të tyre: veprime për të destabilizuar dhe krijuar konfuzion brenda diktaturës. Nëse kjo nuk është provë e dëshirës së Izraelit, të mbështetur nga Donald Trump, për të "ndryshuar regjimin", duket se Netanyahu e ka marrë mesazhin dhe po lëviz edhe në terren. Ata gjithashtu shpesh i mohojnë pretendimet e tyre, por po rritet ndjesia se fundi i Republikës Islamike është gjithashtu një nga objektivat e "Operacionit Rising Lion". Një burim në Iran, i cili, për arsye sigurie, foli me "Corriere" në mënyrë anonime, thotë se "regjistrimet audio me siguri konfirmojnë se Mossadi është në kontakt me ushtrinë. Me këto veprime ata po përpiqen t'i dobësojnë, t'i shkatërrojnë dhe t'u ngulitin atyre idenë se një grusht shteti është i mundur të ndodhë".

Ndër skenarë të tjerë të mundshëm, flitet edhe për një "grusht shteti elitar".

"Mund ta imagjinoj që, me udhëzimin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dikush si reformisti Hassan Rouhani mund të ndihmohet të marrë pushtetin." 

Ky është njeriu që në vitin 2015 nënshkroi Aktin JCPOA , marrëveshjen bërthamore të dëshiruar nga Barack Obama. Inteligjenca izraelite mund të jetë në kontakt me disa përfaqësues të pakicave etnike, të cilët kanë qenë gjithmonë në ballë kundër regjimit. Janë partitë kurde - përfshirë ato të armatosura - ose Muxhahedinët e Popullit, një parti gjithashtu e organizuar ushtarakisht, por me pak mbështetje të brendshme, për shkak të historisë së saj kontraverse. Por nuk përjashtohet as Shahu. 

Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit, dëshiron të kthehet në Iran si një udhëheqës "kalimtar" deri në vendosjen e demokracisë në vend.

"Fundi i regjimit islamik po afron, Muri ynë i Berlinit po vjen,"- ka thënë ai për mediat e huaja. I dëbuar nga atdheu i tij që nga viti 1979 së bashku me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, 64-vjeçari Reza Pahlavi ndoshta e kuptoi se një marrëveshje po "luhej" në prapaskena, pasi në një intervistë ai u bëri thirrje SHBA-ve dhe Evropës "të mos i hedhin një tjetër litar shpëtimi" regjimit në Teheran. Ish-princi ka intensifikuar paraqitjet e tij në mediat ndërkombëtare ditët e fundit, duke pretenduar se po "bashkëpunon me opozitën brenda Iranit" dhe se ka vendosur të bëjë "një hap përpara" për të mirën e vendit.

Nëse armëpushimi zbatohet, regjimi iranian do të marrë një pushim, por kjo nuk do të thotë se do të zgjasë shumë. Në këtë kontekst, djali i Shahut është një "rezervë e artë" për ata që po punojnë për plane për të përmbysur regjimin. Reza Pahlavi është popullor në mesin e iranianëve pro-monarkistë në mërgim, por ndikimi i tij brenda Iranit konsiderohet i vogël për shkak të trashëgimisë së rëndë që mban emrin e tij. Përveç kësaj, ai mban kontakte me zyrtarë nga administrata Trump dhe Kongresi, dhe madje edhe me qeverinë Netanyahu (ai u prit ngrohtësisht në Izrael në vitin 2023), ndërsa një nga tre vajzat e tij u martua me një biznesmen amerikan hebre disa javë më parë.

Djali i Shahut, i cili u rrit në pallat dhe studioi në Perëndim, shfaqet si një reformator demokratik, si një udhëheqës i mundshëm "kalimtar" dhe "garantues" i një rruge drejt zgjedhjeve të lira. Edhe nëse brezi i ri i ka njohur vetëm mullahët në pushtet, fantazma e Shahut rri pezull mbi ambiciet politike të Reza Pahlavi-t, të cilat shkojnë deri në mbajtjen e një referendumi për shtetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB