Bota

Kush i ka kartat më të forta? Trump-Zelenskyy 'kokë më kokë'! Nga kostumi serioz te një takim me Putin, çfarë po bisedohet

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën.

F.I
Kush i ka kartat më të forta? Trump-Zelenskyy 'kokë më
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA-Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky janë ulur së bashku në Zyrën Ovale, ku po flasin para gazetarëve. Zelenskyy ka falënderuar Trump për samitin në Uashington sot dhe gjithashtu falënderoi bashkëshorten e tij Melania për letrën që i shkroi Vladimir Putinit.

"Faleminderit shumë, z. President. Nëse mundem, para së gjithash, ju falënderoj për ftesën tuaj. Ju falënderoj shumë për përpjekjet tuaja dhe përpjekjet tuaja personale për të ndaluar vrasjet dhe për të ndaluar këtë luftë. Faleminderit dhe duke përdorur këtë mundësi, i shpreh mirënjohjen time gruas suaj, zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo nënshkroi një letër drejtuar Putinit në lidhje me fëmijët tanë të rrëmbyer."

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën. Ndërsa Zelenskyy është shprehur i gatshëm për një takim trepalësh me Putin.

"Do të ketë shumë, shumë ndihmë kur bëhet fjalë për sigurinë. Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë mirë. Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t’i ndihmojmë edhe ata. Do të jemi të përfshirë".

Trump është shprehur besim plotë se lufta do të mbarojë.

“Lufta do të mbarojë. Ky zotëri dëshiron që ajo të mbarojë, Vladimir Putin dëshiron që ajo të mbarojë, mendoj se e gjithë bota është e lodhur prej saj dhe ne do ta përfundojmë. Unë kam përfunduar gjashtë luftëra. Dhe mendova se kjo ndoshta do të ishte më e lehta, dhe nuk është më e lehta, është e vështirë, ka shumë arsye për këtë, dhe do të flitet për një kohë të gjatë. Jam i bindur se do ta zgjidhim."

Takimi i rëndësishëm Trump-Zelenksy është shoqëruar edhe me nota humori, ndryshe nga takimi i parë mes tyre. Volodymyr Zelenskyy është komplimentuar për kostumin që ka veshur në Zyrën Ovale. Gazetari që e sulmoi Zelenskyn për herë të fundit për kostumin e tij, tani i tha se dukej fantastik, me Trumpin që deklaroi se i kishte thënë pikërisht të njëjtën gjë... Zelenskyy pati edhe një përgjigje për këtë, duke thënë: "Unë vesha një kostum, ti po vesh të njëjtin nga hera e fundit".

Poll

MOS HUMB