Bota

Kosova në zgjedhje, për herë të tretë brenda 16 muajsh! 2 mln banorë u drejtohen kutive të votimit

Qendrat e votimit janë hapur sipas orarit në mbarë Kosovën dhe deri tani procesi po zhvillohet pa incidente të raportuara.

F.I
Kosova në zgjedhje, për herë të tretë brenda 16 muajsh!
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Qytetarët e Kosovës u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen brenda vetëm 16 muajsh. Rreth dy milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Qendrat e votimit janë hapur sipas orarit në mbarë Kosovën dhe deri tani procesi po zhvillohet pa incidente të raportuara. Nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, votën e kanë hedhur 156.474 persona.

Në garë marrin pjesë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Vetëvendosje garon në koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja konkurrojnë të vetme. Pjesë e kësaj gare është edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i prin listës për deputetë të LDK-së, partisë ku ishte pjesë përpara mandatit presidencial. E vetme garon edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Procesi vjen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, ndërsa vendi u rikthye sërish në zgjedhje pas dështimit për të zgjedhur presidentin dhe zgjidhur ngërçin politik.

Poll

MOS HUMB