Bota

Virusi HMPV i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Rasti në fjalë është konstatuar te një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

F.I
Virusi  HMPV i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Është konfirmuar rasti i parë me virusin HMPV në Selanik. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou, raportojnë mediat greke.

Rasti në fjalë është konstatuar te një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive . Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

Çfarë dimë për virusin

Ditët e fundit kemi parë një shpërthim të papritur të sëmundjeve të frymëmarrjes në të gjithë Kinën, që të kujton një shpërthim të ngjashëm gjatë Covid-19 pesë vjet më parë, duke shkaktuar shqetësim intensiv. Kina po përballet me një valë infeksioni respirator, metapneumovirusin njerëzor (HMPV) që po ngre shqetësime. Muajin e kaluar, vendi filloi një sistem kontrolli për viruset e dimrit, duke përfshirë pneumoninë me origjinë të panjohur.

HMPV është një virus relativisht i panjohur dhe i ri, pasi është zbuluar vetëm në vitin 2001, ai i përket së njëjtës familje të virusit sincicial respirator (RSV), një virus tjetër i ngjashëm me gripin dhe besohet se ka qenë në qarkullim në të gjitha pjesët e botës në 50 vitet e fundit. Virusi mund të përparojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht në ata që janë më të rrezikuar, foshnjat dhe të moshuarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB