Bota

Gruaja vret me thikë partnerin në Itali: Më sulmoi, u vetëmbrojtja

Çifti kanë pasur një debat fizik dhe Stella Boggio pranoi se e vrau 38-vjeçarin për vetëmbrojtje pasi ai e dhunoi.

I.F
Gruaja vret me thikë partnerin në Itali: Më sulmoi, u
Autorja e krimit Stella Boggio

TIRANË- Një 33-vjeçare ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç në Monza në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës, pas një debati mes tyre. Sipas mediave italiane, çifti kanë pasur një debat fizik dhe Stella Boggio pranoi se e vrau 38-vjeçarin për vetëmbrojtje pasi ai e dhunoi.

Pasi e goditi me thikë, ajo telefonoi urgjencën, por partneri i saj ndërroi jetë.

“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”, ka deklaruar 33-vjeçarja, Stella Boggio.

Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Aq të shpeshta dhe të forta, me britma edhe në mes të natës, duke i shtyrë banorët e pallatit ku jetonin të lajmëronin administratorin. Çifti nuk kishte fëmijë, por Boggio ka një djalë nga një lidhje e mëparshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB