Bota

Joe dhe Jill Biden largohen nga Capitol me helikopter

Joe Biden dhe Jill Biden janë përcjellë nga presidenti i ri Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.

F.I
Joe dhe Jill Biden largohen nga Capitol me helikopter
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Në Kapitol, u bë ndërrimi i pushtetit. Ish-Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden sapo kanë hipur në helikopterin Marine One për t'u larguar nga Uashingtoni DC. Sipas traditës, Joe Biden dhe Jill Biden janë përcjellë nga presidenti i ri Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump. Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff hipën në një makinë ndërsa ata po largoheshin nga ceremonia, me përqafime nga çifti Biden.

Presidenti i 46-të pritet të mbajë një fjalim të shkurtër lamtumire përpara se të fluturojë për në Santa Ynez, Kaliforni. Ai do të qëndrojë në një rezidencë private, të njëjtin vend që përdorëi pas Konventës Kombëtare Demokratike të vitit 2024. Planet mund të ndryshojnë, sipas zyrtarëve, dhe rezidenca e tyre e përhershme pas largimit nga Shtëpia e Bardhë mbetet e papërcaktuar. Vendndodhjet e mundshme përfshijnë shtëpitë e tyre në Rehobeth Beach dhe Wilmington, Delaware.

Joe dhe Jill Biden largohen nga Capitol me helikopter
PAMJE NGA NGJARJA

Donald Trump bëri sot betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme. Gjatë fjalës së inaugurimit Donald Trump tha se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB