Bota

Trump zyrtarisht president i SHBA: Nga sot ka vetëm 2 gjini, mashkull dhe femër

Në fjalimin e tij si president Donald Trump e ka kthyer vëmendjen edhe te gjinia, ku tha se nga sot e tutje në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

F.I
Trump zyrtarisht president i SHBA: Nga sot ka vetëm 2 gjini, mashkull dhe
Donald Trump

SHBA-Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të përballuar valën e migracionit ilegal. Nga rotonda e Kapitolit, Donald Trump sulmoi elitën "ekstremiste" të Uashingtonit, duke kritikuar ashpër administratën e kaluar të Biden-it.

“Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalohen menjëherë dhe qeveria do të fillojë të kthejë “miliona e miliona kriminelë të huaj,"- tha Trump.

Në fjalimin e tij si president Donald Trump e ka kthyer vëmendjen edhe te gjinia, ku tha se nga sot e tutje në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Trump tha se do t'i japë fund asaj që ai thotë se ka qenë politika e qeverisë për të sjellë racën dhe gjininë në "çdo aspekt të jetës publike dhe private", duke u zotuar se do të krijojë një shoqëri "të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në merita".

“Nga sot, tani e tutje do të jetë politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Ne do të krijojmë një shoqëri që është e verbër ndaj ngjyrave dhe e bazuar në merita,"-shtoi ai.

Trump premtoi se do të kthejë lirinë e fjalës dhe kundërshtarët nuk do të përndiqen më politikisht, ashtu siç u përndoq ai.

"Pas vitesh e vitesh të përpjekjeve jokushtetuese të frenimit të fjalës së lirë, unë do të nxjerr një urdhër që kapërcen censurat dhe që kthen fjalën e lirë te amerikanët. Asnjëherë më fuqia e shtetit nuk do të përdoret si armë për kundërshtarët, diçka që e kam provuar në kurriz. Nuk do të ndodhë më kurrë nën udhëheqjen time, nën udhëheqjen time ne do të sigurojmë një sistem drejtësie të drejtë të paanshëm në kuadër të sundimit të ligjit dhe gjithashtu do të kthejmë ligjin dhe rendin në qytetet tona,"-theksoi ai.

Poll

MOS HUMB