SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga disa vende europiane. Trump shtoi se po shqyrton gjithashtu një reduktim të pranisë ushtarake në Gjermani. Sipas tij, vendet europiane nuk kanë reaguar me shpejtësinë dhe angazhimin e duhur lidhur me konfliktin me Iranin, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën.
Duke folur nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se Italia dhe Spanja nuk kanë treguar mbështetjen e duhur. “Ndoshta do ta bëj. Pse të mos e bëj? Italia nuk ne ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar Uashingtonin për situatën me Iranin, duke deklaruar më herët se SHBA-të janë “të poshtëruara”, megjithëse theksoi se marrëdhëniet me Trump mbeten të mira.