Bota

Irani paralajmëron SHBA-në, Britaninë dhe Francën: Do t’ju godasim, mos ndërhyni

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë tashmë se Britania nuk ofroi mbështetje ushtarake për sulmin e Izraelit ndaj Iranit

F.I
Irani paralajmëron SHBA-në, Britaninë dhe Francën: Do
FOTO ILUSTRUESE

IRAN-Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të jenë në shënjestër nëse ndihmojnë për të ndaluar sulmet iraniane ndaj Izraelit. Kërcënimi u raportua nga media shtetërore iraniane, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë tashmë se Britania nuk ofroi mbështetje ushtarake për sulmin e Izraelit ndaj Iranit dhe as nuk ndihmoi në rrëzimin e dronëve iranianë. Ky paralajmërim vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara pas sulmeve të fundit me raketa ndërmjet Iranit dhe Izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB