
HOLANDË- Një trafikant droge nga Holanda, i cili ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë dhe falsifikoi vdekjen e tij është vrarë në Meksikë. 32-vjeçari Marco Ebben u vra të enjten nga karteli Sinaloa në qytetin Atizapan de Zaragoza, rreth 15 milje larg kryeqytetit Mexico City.

Ebben, i cili dikur falsifikoi vdekjen e tij, ishte në krye të listës së "të arratisurve më të kërkuar" të agjencisë evropiane të zbatimit të ligjit për kontrabandën e drogës nga Brazili në Holandë.

Europol bën me dije se ai u dënua në tetor të vitit 2020 me më shumë se shtatë vjet burg. Ai arriti t’i shpëtojë arrestimit duke u arratisur. Midis 2014 dhe 2015, Ebben dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kontrabanduan 400 kilogramë, kokainë në kontejnerë të mbushur me ananas. Për t'iu shmangur arrestimit, Ebben thuhet se falsifikoi vdekjen e tij tetorin e kaluar duke thënë se ishte përfshirë në një përplasje mes dy karteleve meksikane Culiacan dhe Sinaloa.
Asokohe, autoritetet meksikanë nuk mundën të identifikonin trupin e tij, por e dashura e tij e konfirmoi se ai ishte vrarë. Prej tetorit të kaluar, ai jetonte me një identet të rremë në Meksikë. Por, të enjten ai u gjet i vrarë në një parkim makinash, në atë që dyshohet një përplasje mes bandave./ZËRI