Bota

Atentati në Minesota, anulohen protestat kundër Trump

Në një deklaratë, organizatorët e demonstratave “No Kings” thanë se vendimi u mor në përputhje me udhëzimet e Guvernatorit Walz dhe Patrullës Shtetërore të Minesotës.

F.m
Atentati në Minesota, anulohen protestat kundër Trump
Kontrolle nga policia

SHBA- Protestat kundër administratës Trump janë anuluar në të gjithë Minesotën pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy ligjvënësve.

Në një deklaratë, organizatorët e demonstratave “No Kings” thanë se vendimi u mor në përputhje me udhëzimet e Guvernatorit Walz dhe Patrullës Shtetërore të Minesotës.

Protestat ishin planifikuar të mbaheshin përpara një parade ushtarake në Uashington.

Organizatorët shtojnë se "zemrat" e tyre janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe se mbeten të përkushtuar për të siguruar që ngjarjet e tjera në të gjithë SHBA-në "të vazhdojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt".

Më parë, Walz u bëri thirrje njerëzve të mos merrnin pjesë në tubime politike.

Kjo vjen pasi policia tha se në makinën e të dyshuarit për atentatin ku mbetën të vrarë dy ligjvënësit, Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj u gjetën fletëpalosje me mbishkrimet “No Kings”. I dyshuari besohet se është veshur si oficer policie gjatë atentatit.

Poll

MOS HUMB