Bota

“Pa mbretër”, çfarë u gjet në makinën e personit që vrau dy ligjvënësit në Minesota

Zyrtarët po i kërkojnë publikut të mos marrë pjesë në demonstratat e planifikuara në të gjithë shtetin sot, për shkak të masave tw marra.

F.m
“Pa mbretër”, çfarë u gjet në makinën e
Letrat

SHBA- Patrulla Shtetërore e Minesotës postoi një foto të fletushkave “Pa Mbretër” të gjetura brenda makinës së të dyshuarit.

Kolonela e Patrullës Shtetërore Christina Bogojevic deklaroi se “brenda automjetit të të dyshuarit kishte disa fletushka që shkruanin ‘pa mbretër’”.

Zyrtarët po i kërkojnë publikut të mos marrë pjesë në demonstratat e planifikuara në të gjithë shtetin sot, për shkak të masave tw marra.

Përfaqësuesja e Shtetit të Minesotës Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan dhe u vranë herët këtë mëngjes.

Senatori i Shtetit të Minesotës, John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu nga i njëjti individ. Ata i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe janë gjallë.

Poll

MOS HUMB