Bota

Tërmet i fortë në Kinë! PAMJET nga momenti i lëkundjeve, 53 të vdekur dhe 62 të plagosur

Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero.

F.I
Tërmet i fortë në Kinë! PAMJET nga momenti i
PAMJE NGA NGJARJA

KINË-Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës mëngjesin e së martës, njoftuan mediat shtetërore. 

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë, sipas BBC.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë. Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.

Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero.

 


Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë. Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur. Ndërsa lëkundjet u ndjenë në Nepal, nuk u raportuan dëme apo viktima, tha për AFP një zyrtar lokal në rajonin Namche të Nepalit, afër Everestit./ZËRI

Poll

MOS HUMB