
TIRANË- Ndërsa Presidenti Donald Trump e kupton se marrëveshja e tij e armëpushimit Izrael-Iran mund të mos jetë aq imponuese sa mendoi ai pasi dy vendet vazhdojnë të qëllojnë me raketa njëra-tjetrën - Gjenerata Z nuk po humbet kohë dhe është sulur në "TikTok"...për të bërë humor. Adoleshentët dhe të rinjtë hallin më të madh të jetës së tyre, aktualisht kanë se çfarë do të veshin në rast të një lufte.
"Lufta e Parë Botërore që po përjetoj dhe jam paksa nervoze,"- shkroi Avery, një krijuese që pozon me veshje të ndryshme që përfshijnë një minifund kamuflazh dhe një xhaketë të stilit "bomber". Disa përdorues të "TikTok" që janë rekrutuar në Ushtrinë Amerikane bënë shaka duke i shkruar se ata tashmë e kishin zgjedhur veshjen e tyre për Luftës së Tretë Botërore.
Trendit iu bashkua edhe Ethan Hillis, 26 vjeç, që prezantoi gjithashtu veshjet e tij në rast lufte.
Të gjitha videot kanë kolonën zanore të këngës së Keshës të vitit 2010, “Blow” (Shembull teksti: “This place about to blow, oh-oh-oh-oh-oh-oh-oh” që në shqip përkthehet "Ky vend do shpërthejë").
Videot janë bërë virale, ndërsa njerëzit komentojnë: 'Ky brez është kaq joserioz. Më pëlqen shumë'; ndërsa një tjetër thotë 'Ky brez ka frikë vetëm nga shtatzënia'.
Të tjerë e konsideruan këtë lloj humori të pakëndshëm.
"Jetë po rrezikohen. E ardhmja e botës sonë po rrezikohet para syve tanë dhe ju postoni këto gjëra?,"-shkruan një person që duket se nuk e shijon këtë lloj humori.
Por krijuesit e Gjeneratës Z justifikohen me faktin se e kuptojnë atë që po ndodh dhe se po përpiqen ta minimizojnë me videot e tyre.
"Shakatë vijnë nga një gjendje lodhjeje dhe vetëdija. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa i sintonizuar është Gjenerata Z. E gjithë ironia dhe veshjet janë thjesht ajo që duket nga jashtë. Poshtë postimeve tona fshihet frika,"-tha Hillis.
Gjenerata Z është mësuar të përdorë humorin e zi për të kapërcyer kohë të vështira dhe trauma. Ka pak gjëra që Gjenerata Z nuk mund ta kthejë në një meme.
“Joserioziteti” i supozuar i Gjeneratës Z në mediat sociale mund të jetë në fakt një përgjigje e thellë ndaj ekspozimit kronik ndaj lajmeve. Ata kanë përjetuar një rrjedhë të vazhdueshme traumash të dorës së dytë përmes mediave sociale. Kjo na prek të gjithëve, por Gjenerata Z i ka përjetuar në vitet e tyre më formuese. Trauma e dorës së dytë, ose ekspozimi indirekt ndaj ngjarjeve shqetësuese, mund t’i bëjë njerëzit të pandjeshëm me kalimin e kohës, veçanërisht kur përjetohet në mënyrë të përsëritur dhe pa zgjidhje. Për Gjeneratën Z, kjo ka rezultuar në një lloj kalloje emocionale; ata rrallë habiten nga lajmet negative sepse, për ta, nuk është një gjë e rrallë - është normë,"- tha Rana Bull, një terapiste që punon kryesisht me Gjeneratën Z.
Ekziston gjithashtu një shpjegim neurologjik pse Gjenerata Z mund të duket e shkëputur nga realiteti. Sistemi i trurit ndaj kërcënimit aktivizohet ndryshe kur një stresor përjetohet drejtpërdrejt kundrejt atij indirekt. Mediat sociale krijojnë një shtresë distance emocionale - atë që psikologët e quajnë distancim psikologjik - gjë që e bën më të lehtë ndarjen nga ajo që dëshmojnë.
“Humori, ironia dhe absurditeti bëhen mjete përballimi që i ndihmojnë ata të rifitojnë një ndjenjë kontrolli ose të zvogëlojnë mbingarkesën emocionale,”-shtoi Bull.
Është i njëjti lloj humori të zi që përdoret nga bluzat e bardha kur diçka është shumë e vështirë për t'u përpunuar, kështu që e qeshura funksionon si "thyes" tensioni.
Por të bësh shaka, ndoshta idiote, rreth çështjeve gjeopolitike, të pakuptueshme, është një traditë e gjatë që nuk nis me Gjeneratën Z; ndaj duhet të kujtojmë se si Charlie Chaplin përdori satirën për të çaktivizuar dhe adresuar kërcënimin që po vinte nga Adolf Hitleri në veprën “Diktatori i Madh” në vitin 1940./ZËRI
Marrë nga Huffington Post