
ITALI- Giorgia Meloni duket se është e vendosur për marrëveshjen që ka firmosur me kryeministrin shqiptar Edi Rama për çështjen e emigrantëve. Ajo është e shprehur se do të vendos në zbatim këtë marrëveshje me patjetër. Sipas saj, Shqipëria u keqpërdor nga Gjykata e Romës me qëllimin që kjo marrëveshje të dështojë. Ajo shtoi se Shqipëria përmendet vetëm se marrëveshja Itali-Shqipëri është objektivisht një projekt që mund të ndryshojë trajtimin e dyndjeve të emigrantëve.
“Protokolli Shqipëri-Itali do të funksionojë. Nuk do të lejoj që një zgjidhje që e kemi arritur në respekt të plotë të të drejtës ndërkombëtare, asaj europiane dhe italiane për migracionin, të shpërbëhet kaq lehtësisht vetëm sepse një pjesë e politikës nuk është dakord me këtë mënyrë të trajtimit të dyndjeve të emigrantëve. Shqipëria përmendet disa herë në vendim, por është në fakt nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Nëse këta emigrantë do të dërgoheshin nga Lampeduza në një qendër tjetër brenda Italisë, do të kishim të njëjtin rezultat. Shqipëria përmendet vetëm se marrëveshja Itali-Shqipëri është objektivisht një projekt që mund të ndryshojë trajtimin e dyndjeve të emigrantëve.”
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI