AUSTRALI-Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon sot në një ceremoni private në rezidencën zyrtare, duke u bërë kryeministri i parë në historinë 124-vjeçare të vendit që martohet ndërkohë që është në detyrë. Në ceremoni morën pjesë nga rreth 60 të ftuar, përfshirë ministra të kabinetit. Ishte vetë kryeministri ai që postoi momnetet nga ceremonia në platformën X.
I love you, Jodie. pic.twitter.com/kRow1FZhWP
— Anthony Albanese (@AlboMP) November 29, 2025
Një moment i veçantë ishte ai i qenit të tyre Toto, i cili dërgoi unazat në altar. Po ashtu mbesa pesëvjeçare e zonjës Haydon ishte vajza e luleve, e cila eci para çiftit në ceremoni.
View this post on Instagram
Albanese, 62 vjeç, i divorcuar me një djalë të rritur, dhe Haydon, 46 vjeç, e cila punon në financa, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melburn në 2020 dhe fejesën e bënë më 14 Shkurt 2024. Pas dasmës, çifti do të shkojë në muajin e mjaltit në Australi, me shpenzime private./ZËRI