Bota

Fundi i konfliktit? Irani kërkon rifillimin e bisedimeve me SHBA-në dhe Izraelin

Sipas gazetës amerikane Irani u ka bërë me dije zyrtarëve arabë se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve me kusht që SHBA të mos i bashkohet ofensivës izraelite.

F.I
Fundi i konfliktit? Irani kërkon rifillimin e bisedimeve me SHBA-në
foto ilustruese

IRAN-Irani ka sinjalizuar urgjentisht se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke u dërguar mesazhe Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ndërmjetësve arabë, raporton Wall Street Journal.

Sipas gazetës amerikane Irani u ka bërë me dije zyrtarëve arabë se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve me kusht që SHBA të mos i bashkohet ofensivës izraelite. Ndërkohë, Izraelit i është përcjellë mesazhi se është në interes të të dyja palëve që dhuna të frenohet.

Megjithatë, sipas WSJ, Izraeli – i cili kontrollon aktualisht hapësirën ajrore mbi Teheran dhe përballet me kundërsulme iraniane që shkaktojnë dëme të vogla – ka pak arsye për të ndalur ofensivën. Efekti i sulmeve izraelite mbi objektet bërthamore iraniane ka qenë i kufizuar. Teherani duket se po llogarit që Izraeli nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur dhe rraskapitëse, dhe se në fund do të detyrohet të kërkojë një zgjidhje diplomatike./ZËRI

Poll

MOS HUMB