
Pamje nga Vatikani
VATIKAN- Papa Françesku, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Papës përhapi trishtim te besimtarët katolikë, disa prej të cilëve janë mbledhur para pallatit në Vatikan duke bërë lutje për shpirtin e Papës. Turma njerëzish janë mbledhur gradualisht në sheshin e Shën Pjetrit për t'i bërë homazhe Papa Françeskut.
View this post on Instagram
Disa mbajnë në duar fotografitë e tij, disa të tjerë një kryq. Në fytyrat e të gjithë besimtarëve "lexohet" trishtim./ZËRI
Poll