
Papa Françesku
VATIKAN- Vdekja e Papa Françeskut ndodhi papritur mëngjesin e sotëm në orën 7:35. Sipas mediave italiane, Papa 88-vjeçar nuk ndërroi jetë nga sëmundjet që kanë lidhje me sistemin e frymëmarrjes. Gjakderdhja cerebrale është shkaku më i mundshëm i vdekjes së Papa Françeskut, ose të paktën kështu raporton "Ansa" duke cituar burime të mirëinformuara brenda Vatikanit.
Po ashtu, sipas thashethemeve që qarkullojnë në Vatikan, shkaku i vdekjes së Papa Françeskut mund të ketë qenë edhe një infarkt në zemër. Megjithatë, në orët e ardhshme Selia e Shenjtë do të lëshojë një deklaratë zyrtare ku do të tregojë shkakun e vdekjes./ZËRI
Poll