Bota

Fitorja e Donald Trump dhe dilemat e Evropës

Natyra konfliktuale e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve kërcënon të tërheqë Evropën dhe të gjithë botën në një periudhë të re tensionesh gjeopolitike të një dimensioni të pakontrollueshëm.

I.F
Fitorja e Donald Trump dhe dilemat e Evropës
Donald dhe Melania Trump

UASHINGTON- Zhvillimet politike në SHBA e sjellin Evropën përballë dy dilema ekzistenciale. Dilema e parë ka të bëjë me rolin që do të marrë Evropa në përshkallëzimin e tensionit mes Kinës dhe SHBA-së në periudhën e ardhshme. Natyra konfliktuale e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve kërcënon të tërheqë Evropën dhe të gjithë botën në një periudhë të re tensionesh gjeopolitike të një dimensioni të pakontrollueshëm.

Çfarë qëndrimi do të mbajë Europa në një rast të tillë? Është e ditur se ndikimi i BE-së në SHBA po zvogëlohet me kalimin e kohës. A do të thotë kjo se Evropa do t’i bindet tekave të SHBA-së, apo cikli i ri politik i SHBA-së do të nxisë një përpjekje më thelbësore për emancipimin politik evropian?

Duke pasur parasysh mungesën e lidershipit politik në BE me dy polet kryesore të udhëheqjes, Francën dhe Gjermaninë, të lëkundur për shkak të problemeve të brendshme politike, një zhvillim i tillë, sado i besueshëm, nuk mund të konsiderohet real aktualisht.

Dilema e dytë ka të bëjë me rikthimin e (neo)proteksionizmit ekonomik, si një tipar kyç i ndërveprimit gjeo-ekonomik global. Pritet që qeveria amerikane të vendosë tarifa shtesë për importet e produkteve dhe të ofrojë stimuj për industritë vendase, gjë që do të intensifikojë më tej konkurrencën ndërkombëtare dhe do të çojë në një krizë të madhe në kuadrin rregullator shumëpalësh për organizimin e ekonomisë globale.

Si do të reagojë Evropa ndaj këtij zhvillimi, i cili ka në kodin gjenetik liberalizmin ekonomik dhe mbi të cilin ka mbështetur të gjitha hapat e bashkëpunimit në 70 vitet e fundit? A është BE gati për të pranuar një ndërhyrje në ekonominë e saj, siç sugjerohet nga Raporti i fundit i Draghi?

Rezultati i zgjedhjeve amerikane, veçanërisht me zgjedhjen e Trump, i cili do të ngrejë me forcë këto çështje, do të ushtrojë presion të konsiderueshëm mbi Evropën për të marrë vendime kritike për këto dy dilema. Këto vendime do të përcaktojnë formën dhe rrjedhën e integrimit evropian në dekadat e ardhshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB