Bota

4 gabimet më të mëdha që bëri Kamala Harris gjatë fushatës! Arsyet pse FITORJA i rrëshqiti nga duart

Donacionet për fushatën u rritën në nivele rekord, pasi superyjet si Taylor Swift, Beyonce, Cardi B, Jennifer Lopez e mbështetën atë publikisht!

k.m.
4 gabimet më të mëdha që bëri Kamala Harris gjatë
Kamala Harris

SHBA- Nata e mbrëmshme ishte e "hidhur" për Kamala Harris. Pasi u fut në vijën e parë të betejës zgjedhore tre muaj më parë, ajo zbarkoi u përball me realitetin. Brenda pak javësh, ajo bëri përparim dhe madje kaloi rivalin republikan Donald Trump, 78 vjeç, në renditjen e popullaritetit në fillim të gushtit. Donacionet për fushatën u rritën në nivele rekord, pasi superyjet si Taylor Swift, Beyonce, Cardi B, Jennifer Lopez e mbështetën atë publikisht!

Julian Leveniç, një gazetare nga "Bild" ka shkruar një artikull duke analizuar fushatën e saj duke evidentuar 4 gabime që Harris bëri gjatë fushatës së saj. 

Gabimi i saj i parë ishte - shumë Trump! Gabimi më i madh, sipas analistit amerikan Frank Luntz, është se Harris u mor me Trump, në vend që të fliste për veten.

"Ajo duhet të kishte folur se cili ishte plani i saj për orën e parë, ditën e parë, vitin e parë të mandatit të saj. Shumë kanë pyetur se kush është Kamala? Ajo ishte e panjohur, zëvendësja e Bidenit që nuk binte në sy. Për një kohë të gjatë ajo është përmbajtur nga prezantimi i propozimeve konkrete. Intervistat e saj ishin një sërë klishesh dhe frazash. Gabimi i saj i dytë ishte se nuk kishte shumë dallime mes saj dhe Bidenit. Shumë amerikanë fajësuan presidentin amerikan për dobësimin e ekonomisë, kufijtë e pasigurt dhe mungesën e sigurisë."

Gabimi i tretë, sipas gazetës gjermane, është fakti se ajo ishte shumë e tërhequr. Ndërsa Trump u paraqit si një njeri i afërt me njerëzit, duke punuar në kuzhinën e një restoranti të ushqimit të shpejtë ose duke bërë fotografi brenda një kamioni plehrash, Harris pozoi për Vogue me një kostum të bukur kashmiri.

Dhe së fundmi, ajo po merrej me tema të gabuara. Për qytetarët amerikanë, puna, çmimet dhe emigracioni janë çështje të rëndësishme politike. Dhe votuesit i besuan më shumë Trumpit për të gjitha ato çështje. Harris, kohët e fundit u fokusua shumë në çështjen e abortit, me shpresën se do të fitonte votën e grave dhe vajzave amerikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB