Bota

'Financat e Thesarit në duart e bashkëpunëtorëve të Musk'! E-mailet: Mbyllën shpenzimet e USAID

Departamenti i Thesarit, në një letër drejtuar ligjvënësve, tha se aksesi në sistemin e pagesave që i ishte dhënë Krause dhe një deputeti ishte i kufizuar në "vetëm për lexim" me sistemet e pagesave.

F.I
'Financat e Thesarit në duart e bashkëpunëtorëve
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, u vu nën kontrollin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe thuajse të gjithë punonjësit e saj janë dërguar me leje të detyruar, pas një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjithë ndihmën për vendet e huaja, ndërsa i nënshtrohet një procesi rishikimi. CNN ka zbardhur detaje të reja para lëvizjes së nërmarë nga Trump.

Katër ditë pas inaugurimit të Donald Trump, bashkëpunëtorët kryesorë të Elon Musk në Departamentin e Thesarit i kërkuan sekretarit të tij në detyrë, që të mbyllte menjëherë të gjitha pagesat e USAID-it duke përdorur sistemin ultra e përpunimit të pagesave të departamentit.

E-maili i siguruar nga CNN tregonte se emisarët e Departamentit të Efiçencës së Qeverisë së Trump-it kërkuan të përdorin mjetet e Thesarit për të bllokuar disa pagesa, duke përmbushur axhendën politike të presidentit. Shkëmbimi i emailit shënoi një përplasje të drejtpërdrejtë midis të emëruarve politikë besnikë ndaj Musk dhe nëpunësve civilë të karrierës në Departamentin e Thesarit.

Sistemi i pagesave të Thesarit shpërndan deklaratat tatimore të amerikanëve, përfitimet e sigurimeve shoqërore, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe pagat e punonjësve federalë. Tom Krause, një ish-ekzekutiv i teknologjisë dhe tani punonjësi më i lartë i DOGE në Thesar, u përgjigj se Lebryk mund të kishte vetë rrezik ligjor nëse zgjedh të mos zbatojë. Ky veprim dhe akses i kërkuar nga Krause është gjithashtu në mënyrë dramatike të ndryshme nga qasja që Departamenti i Thesarit ka thënë që atëherë atij iu dha përfundimisht.

Departamenti i Thesarit, në një letër drejtuar ligjvënësve, tha se aksesi në sistemin e pagesave që i ishte dhënë Krause dhe një deputeti ishte i kufizuar në "vetëm për lexim" me sistemet e pagesave. Sekretari i Thesarit i sapokonfirmuar nga Trump, Scott Bessent dha të njëjtin mesazh në një takim privat me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të hënën.

Por ky nivel aksesi është në mënyrë dramatike i ndryshëm nga ai që Krause dhe bashkëpunëtorët e tij DOGE i kishin bërë presion Lebryk për të dhënë në shkëmbimin e postës elektronike - dhe erdhi mes raporteve kontradiktore nëse qëllimi ishte më i gjerë se sa po përcillej. 

E-mailet gjithashtu theksojnë se sa i fuqishëm ka qenë grupi nga DOGE në skicimin e një mënyre për të përdorur Departamentin e Thesarit për të kontrolluar financimin e granteve që Trump dhe Musk kundërshtojnë, veçanërisht nga USAID-i drejt vendeve të huaja në zhvillim. Në një email të gjatë në fund të 24 janarit, Daniel Katz, shefi i stafit të Bessent, kandidati i atëhershëm i sekretarit të Thesarit të Trump, fillimisht shkroi se departamenti duhet të mbyllë pagesat dalëse të USAID-it në mënyrë që Departamenti i Shtetit të mund të vlerësojë më pas nëse ndihma për sistemet e huaja të kujdesit shëndetësor përputhet me direktivat e Trump, sipas burimit të njohur me mesazhet.

Por çfarë ka ndodhur me fondet e USAID dhe përse po ndërpriten? 

Asnjë nuk është suprizë! Pa u bërë ende president, gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se nuk do të shpërndante më para për vendet e tjera, duke vendosur prioritet cilësinë e jetës së qytetarëve amerikane. Në momentin që u fut në Shtëpinë e Bardhë, e mbajti fjalën. Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera. Kjo nuk do të thotë që ndërprerja do të jetë e përherëshme. Përkundrazi! Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhuravre nga Amerika. Teksa Elon Musk bënte detyrën e tij si "gardian" i shpenzimeve të taksapaguesëve amerikane, publikohet edhe lajmi për ndalimin e USAID. Për presidentin, ishin "radikalë të çmendur", ndërsa për Musk ishin "organizatë kriminale". Madje ky i fundit u shpreh se USAID ka ndërhyrë dhe ka ndikuar edhe politikisht me fondet e tyre. Por nuk dha shembuj dhe as vende se ku kishte ndodhur ajo për të cilën i akuzonte punonjësit e USAID.Në këto kushte, drejtimin e organizatës e ka marrë sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ZËRI

Poll

MOS HUMB