Bota

Sulme të reja në qendër të Damaskut/ Izraeli godet ndërtesat qeveritare

Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin, madje IDF publikoi video dhe foto me oficerë që monitorojnë dhe vlerësojnë situatën në Siri.

k.m.
Sulme të reja në qendër të Damaskut/ Izraeli godet
Pamje nga sulmet

DAMASK- Izraeli kreu sulme të reja në qendër të Damaskut, duke i dërguar një mesazh të qartë qeverisë siriane. Pas sulmit paralajmërues të mëngjesit, media siriane raportoi një sulm të ri ajror izraelit në mesditë ndaj ndërtesave qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë që morën goditje shumë më të forta.

Sipas raportimeve lokale, disa oficerë u plagosën dhe u vranë në sulmet ndaj selisë ushtarake, përfshirë një komandant sektori dhe oficerë të tjerë përgjegjës për një pjesë të zonës kufitare midis Sirisë dhe Jordanisë, si dhe një oficer artilerie.

PAMJET NGA SULMI: 

 


Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin, madje IDF publikoi video dhe foto me oficerë që monitorojnë dhe vlerësojnë situatën në Siri.

Sulme të reja në qendër të Damaskut/ Izraeli godet
IDF

Forcat e mbrojtjes së Izraelit, IDF, kanë reaguar menjëherë duke thënë se pas serisë së sulmeve gjatë natës kundër forcave të regjimit sirian, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, urdhëroi përforcime shtesë të aseteve të mbledhjes dhe goditjes dhe ripozicionimin e forcave në Komandën Veriore për të rritur ritmin e sulmeve dhe për të ndaluar sulmet kundër Druzëve në Siri.

“IDF është e përkushtuar ndaj aleancës së thellë me vëllezërit tanë Druz dhe, si pjesë e kësaj, po godet objektiva në të gjithë Sirinë për t’i mbrojtur ato në rajonin As-Suwayda, Malin Druz dhe kudo që është e nevojshme”.

Ministria e Jashtme turke ka reaguar duke thënë se sulmet izraelite në Damaskun qendror janë një përpjekje për të sabotuar përpjekjet e Sirisë për të vendosur paqe, stabilitet dhe siguri.

“Të gjithë palët e interesuara që mbështesin këtë mundësi duhet të kontribuojnë në përpjekjet e Qeverisë Siriane për të vendosur paqe,”- thuhet në reagim. Druzët mësohet se kanë ngritur flamurin izraelit në zonën e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB