
LONDËR- Publikimi i një libri nga ish-Sekretar Parlamentar i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Simon Hart ka shokuar qytetarët me tregimet e tij për qeverisjen e “sëmurë” të qeverisë konservatore të Rishi Sunak. Në librin e publikuar, një deputet konservator kishte ngecur ne një bordello me 12 gra dhe i mbaruan paratë. Ai rrëfen se në orën 2 të mëngjesit një deputet konservator i telefonon dhe i kërkon para për të paguar punonjësit e seksit, pasi ato po e filmonin dhe po e mbanin peng.
Por, për shkak të gjendjes së tij të dehur, ai mendonte se ajo ishte një agjente e Komiteti për Sigurimin e Shtetit (KGB), (Agjenci e krijuar gjatë Bashkimit Sovjetik).
“Ajo do £ 500 dhe më ka lënë në një dhomë me 12 gra të zhveshura dhe kamera që regjistron”, ka thënë deputeti. Hart organizoi “misionin e shpëtimit”, duke siguruar një taksi për ta marrë deputetin dhe për ta kthyer në hotelin e tij, ndërsa vetë flejti sërish.
Pak më shumë se një orë më vonë, telefoni ra përsëri. Gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.
Deputeti i tha Hart-it se kishte hipur në taksinë e gabuar, e drejtuar, sipas tij, “nga një agjent afgan me emrin Ahmed”, i cili, pretendonte ai, “kërkoi £3,000 për një go***”.
“Çfarë ndodhi?” – pyeti Hart.
“Ika me vrap përsëri në hotel dhe e mbylla derën me çelës,”-tha deputeti.
Hart, ish-Sekretar i Uellsit, i tregoi Kryeministrit për episodin gjatë një darke me pica në apartamentin e Doëning Street
“I shkreti Rishi – ai nuk beson se gjëra të tilla ndodhin. Ai është i sigurt në thjeshtësinë e tij dhe ka prirje të shohë të mirën te shumica e njerëzve. Duhet të punojë në zyrën e Organizimit për një ditë dhe do të ndryshonte mendje shpejt.”
Disa javë më vonë, Hart shënon se në një takim sigurie, ministrat u këshilluan të mos angazhoheshin me asnjë grua kineze “jashtëzakonisht të bukur”. Kjo e shtyu Sekretarin Skocez, Alister Jack, të ngacmonte vajzat nga Kina.
Sjelljet e papërshtatshme seksuale – ose tentativa për to – po raportoheshin tek Hart gjithnjë e më shumë. Gjatë një darke në “Hurlingham Club” në West London, ai u informua se një deputet i vjetër në profesion dhe i martuar e kishte tepruar pak me një gazetare, duke i sugjeruar asaj se “fustani i saj i mrekullueshëm do të dukej më mirë i hedhur në dyshemenë e dhomës sime të gjumit”.
Për këtë, Hart reagoi me ironi: “Oh, jo…”
Duke lexuar rrëfimin tronditës të Simon Hart për 18 muajt e tij në rolin e organizatorit të partisë, duket më shumë si të heqësh një gur dhe të shohësh se çfarë insektesh dalin. Por ka edhe shumë agoni.
Kështu që publikimi i ditarëve të tij Ungovernable (Të pakontrollueshmit)– të cilët po publikohen pjesë-pjesë në The Times – ka bërë që Ëestminster (qendra politike në Britaninë e Madhe) të bëhet plot emocion, duke shpërthyer me kuriozitet për shkeljet dhe sjelljet pothuajse qesharake të deputetëve të zakonshëm dhe ambicien e tejskajshme të ministrave që shpesh e shihnin promovimin dhe privilegjin si diçka që u takonte atyre me të drejtë. Për gjithë këtë ves që zbulohet, rrëfimi i Hart ndonjëherë ngjan me një parodi.
I ftuar në rrethin e brendshëm për riformatimin e kabinetit të Sunak në nëntor 2023, ai dhe të tjerët dëgjuan të shokuar shpërthimin e Suella Braverman pasi u shkarkua si Sekretare e Brendshme, ndërsa Kryeministri i kishte lënë mikrofonin e hapur. Ishte e vështirë të reagoje dhe “ku të shikoje”, shkruan Hart në ditarin e tij. Ndonjëherë dukej sikur “të gjithë po përgjonim”, por ai pranoi se për mbrojtjen e Kryeministrit dhe integritetin e qeverisë, nuk do t’i rrëfejë të gjitha.
Disa muaj më parë, ai kishte shkruar një shënim për t’i thënë Kryeministrit se Braverman “nuk është mikesha e tij”. Ndërsa organizatorët e partisë shihnin “Suellën e vërtetë”, zyra e Nr. 10 shihte një version “më të disiplinuar”.
Ai shtoi: “Ne shohim rrjedhjet e informacionit, takimet e fshehta në dhomën ku pihet çaj dhe mungesën e përgjithshme të solidaritetit.”
Por historia që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me një riformatim më të hershëm të posteve ministrore. Një anëtare fatlume e kabinetit përshkruhet si “më pak mirënjohëse sesa e meriton ngritja e saj në detyrë”. Nuk ishte emërimi i saj që ngjalli kureshtje, por vërejtja e Rishit.
“Le të biem dakord për një gjë,”- citohet Kryeministri zakonisht i përmbajtur.
“Ajo s’vlen për asgjë, por nuk mund ta heqim”
Deri në mbrëmje, kjo deklaratë shkatërruese kishte ndezur një lojë të madhe hamendjesh në Whitehall për të identifikuar ministren “e pavlefshme”. Në riorganizimin e shkurtit 2023, u bënë vetëm tre emërime të grave në nivel kabineti: Lucy Frazer u bë Sekretare e Kulturës, ndërsa si Michelle Donelan ashtu edhe Kemi Badenoch morën pozicionet si rishikuese të Thesarit.
Cila prej tyre mund të ketë qenë objektivi i komenteve të Sunak?
Hart është gjithashtu një kritik i pamëshirshëm. Deputeti rebel konservator Andreë Bridgen, i cili humbi mbështetjen e partisë për komentet e tij të pahijshme që krahasonin shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-it me Holokaustin, përshkruhet si një ‘idiot i vërtetë’ dhe një “burracak dashakeq”. Ai shkruan se pati një “duartrokitje të madhe” kur njoftoi se Bridgen po përjashtohej nga partia.
Kur mësoi se deputeti i Blackpool, Scott Benton, kishte qenë viktimë e një kurthi gazetaresk për lobim, Hart vuri tha se nuk dukej të kishte asnjë shpjegim, ‘përveç nëse bëhet prej budallallëkut’. Problemet vinin njëra pas tjetrës. Një raport i komitetit të etikës për sjelljen e Chris Pincher, ish-zv. shefit të disiplinës në parti, i akuzuar për ngacmimin e një djali të ri, përfundoi me një pezullim tetë-javor. Hart, me përçmim, vuri në dukje: Peter ishte 60 vjeç dhe djali ende nuk kishte mbushur 25, kështu që akuzat se ai e kishte ekspozuar veten dhe e detyronte djalin të ulej mes këmbëve të Peterit si ndëshkim për gabimet, do ta bënin të vështirë gjetjen e simpatisë publike.
Ngushëllimi për deputetët problematikë ishte një pjesë e rëndësishme e punës së tij, por nuk ishin vetëm deputetët që kishin nevojë për të. Simon Case, ish-sekretari i kabinetit, shprehu shqetësim për deputetët që “sillen haptazi me mungesë respekti ndaj nëpunësve civilë”.
Megjithatë, pas 6 muajsh në punë, Hart nuk habitej më nga mungesa e vetëdijes së kolegëve të tij, ndërsa ata grumbulloheshin rreth Mbretit dhe Mbretëreshës gjatë një vizite në Westminster Hall. Po atë ditë, mësoi se një punonjës i Parlamentit kishte marrë pjesë në një festë i veshur si pedofili Jimmy Savile dhe kishte kryer marrëdhënie me një kukull.
“Thjesht një ditë tjetër e ‘zakonshme’ në zyrë,” shkroi ai me ironi./ZËRI