Bota

BE bën thirrje për takim të jashtëzakonshëm për Lindjen e Mesme

Takimi do të zhvillohet nëpërmjet videokonferencës.

k.m.
BE bën thirrje për takim të jashtëzakonshëm për
Kaia Kallas

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas ka kërkuar një mbledhje emergjente të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për ditën pas të martës mbi çështjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Lajmin e bëri me dije një zyrtar i lartë i BE-së.

"Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, 27 shteteve anëtare u bëhet thirrje të koordinojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet,"- tha zyrtari.

Takimi i së martës do të mbahet nëpërmjet video-konferencës.

Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin për të tretën ditë radhazi të dielën dhe kërcënoi se do të përdorë forcë edhe më të madhe, ndërsa disa raketa iraniane i shpëtuan mbrojtjes ajrore izraelite dhe goditën ndërtesa në zemër të vendit, duke i vrarë dhjetëra njerëz. Rajoni është duke u përgatitur për një konflikt të zgjatur. Deri më tani, Izraeli thotë se sulmet iraniane kanë vrarë 13 persona dhe kanë plagosur 380 të tjerë. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Iranit raporton për 128 të vdekur dhe rreth 900 të plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB