Bota

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës për herë të tretë! Emrat e kabinetit të ri qeveritar!

Kurti theksoi se mandati që po kërkon është mandat pune, drejtësie, dinjiteti, sigurie dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

F.I
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës për herë të
Albin Kurti

KOSOVË-  Është votëbesuar qeveria e re e Kosovës me Albin Kurtin kryeministër. Pas votimin në Kuvend kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Kurti, ka prezantuar para Kuvendit  përbërjen e kabinetit qeveritar, duke kërkuar besimin e deputetëve për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se mandati që po kërkon është mandat pune, drejtësie, dinjiteti, sigurie dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mandatin të cilin po e kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin, mandat sigurie dhe begatie për të gjithë. Ju faleminderit për vëmendjen”, ka përfunduar Kurti.

Në kabinetin e ri, Glauk Konjufca është Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Fikrim Damka Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.

Kabineti i prezantuar qeveritar:
Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave, Hekuran Murati


Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci


Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri

Presidentja Vjosa Osmani caktoi Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, ndërsa deputetët e Kuvendit votuan kabinetin e ri, duke shënuar fillimin e një mandati të ri qeverisës në Kosovë./ZËRI

Poll

MOS HUMB