KOSOVË-Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e parë plenare e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje, si paria më e madhe e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka propozuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës dhe Albulena Haxhiun si kryetare Parlamenti.
Kjo e fundit u zgjodh në krye të Kuvendit me 66 vota pro dhe 44 kundër. Kundër kanë votuar LDK-ja dhe PDK-ja ndërsa AAK-ja ka abstenuar. Për nënkryetarët Ardjan Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllav Kosimiç dhe Emilja Rexhapin, Kuvendi votoi me 104 vota pro, 3 deputetë kundër dhe 6 abstenim.
Pas kësaj, kryetarja e sapozgjedhur Albulena Haxhiu, shpalli të konstituuar institucionin ligjvënës dhe mbylli seancën. Haxhiu paralajmëroi për sot edhe një seancë tjetër, atë për votimin e qeverisë së re të Kosovës.
Ndërkohë në seancë është miratuar raporti i Komisionit të Përkohshëm të Kuvendit të Kosovës, për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve./ZËRI