Aktualitet

Bënë shqiponjën me duar, ndalohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi, e moshuara i kallëzoi

E moshuara ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre.

F.I

Bënë shqiponjën me duar, ndalohen 4 nxënës

foto ilustruese

MALI I ZI-Një incident mes disa nxënësve shqiptarë dhe një të moshuare malazez është regjistruar në Kotor, i cili ka çuar në ndalimin e katër nxënësve nga policia e Malit të Zi. Shkak i shoqërimit të tyre dyshohet të jetë bërë simboli i shqiponjës me duar nga nxënësit shqiptarë në rrugët e qytetit. Katër të rinjtë mësohet se janë gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndalonin, por nxënësit nuk e kanë kuptuar pasi ajo u është drejtuar në gjuhën malazeze. E moshuara ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre.

Pas marrjes së deklaratës me shkrim të shtetases malazeze, autoritetet vendosën ndalimin e tyre për kundërvajtjen e pretenduar të nxitjes së urrejtjes kombëtare. Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë./ZËRI

MOS HUMB