
TIRANË- ZËRI sjell “Davidin nga Ferri”, një dokumentar që na kthen 21 vite pas, në periudhën më të errët të jetës së dhjetëra fëmijëve që ende sot vuajnë pasojat e një abuzimi monstruoz në strehën që i besuan pafajësinë.
Njeriu që u lidh me kishën Skoceze për të hapur dyert e ferrit ishte John David Brown. Ai erdhi në Shqipëri si bamirësi që do të shpëtonte fëmijët e braktisur dhe përfundoi në burg për një abuzim.
Të braktisur nga ata që i sollën në jetë, vitet me Brown u kthyen në shkatërrimin e pashmangshëm të së ardhmes së tyre.
ZËRI ju sjell për herë të parë historinë e Brown, i dënuari që tashmë kërkon reputacion dhe shpërblim nga shteti shqiptar.
Në dokumentarin e ZËRI, do të njiheni për herë të parë me dosjen që fle ende institucioneve të drejtësisë, aty ku David Brown ka shtrirë dorën duke kërkuar pafajësi. Do të njihemi me dëshmitë e rrëfimet e fëmijëve që tregojnë qartë gjithçka që ndodhte në dhoma kur dritat fikeshin dhe neglizhencën e një zinxhiri të gjatë përgjegjësish.
Ç’kërkon babai monstër 21 vite më vonë nga drejtësia shqiptare?
Ndiqni dokumentarin e plotë, të premten, më 19 prill 2024, në orën 18:30.