Aktualitet

Akuzohen për 2 mln euro vjedhje në Portugali, Europol në kërkim të 'skifterëve' shqiptarë në Spanjë

Por operacioni vijon të mbetet i hapur pasi ende dy “skifterë” shqiptar janë në kërkim.

E.K
Akuzohen për 2 mln euro vjedhje në Portugali, Europol në
Pamje nga operacioni

SPANJË-Garda Civile e Pontevedra në Spanjë dhe Garda Kombëtare Republikane e Bragës (Portugali) kanë shkatërruar një grup kriminal ndërkombëtar, të përbërë nga shqiptarë, të cilët akuzohen për të paktën 100 grabitje në veri të Portugalisë. Operacioni i quajtur “Gerbera-Arvoredo” u koordinua nga Njësia Teknike e Policisë Gjyqësore së bashku me EUROPOL.

Më 10 prill, me mbështetjen e Europol-it, u krye faza e dytë e operacionit, me kontrolle në një shtëpi dhe hetim të dy grave në Valencia, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije, ku u sekuestruan një kompjutera, pajisje celulare në përdorim dhe rreth 6000 euro. Por operacioni vijon të mbetet i hapur pasi ende dy “skifterë” shqiptar janë në kërkim.

Operacioni filloi në fillim të nëntorit 2021, pas një kërkese për bashkëpunim nga GNR portugeze për shkak të vjedhjeve në shtëpi në Portugalinë veriore. Në shkurt të vitit 2022, u krye faza e parë me kontroll në zonën e Rosal (Pontevedra), ku ishte vendosur vendbanimi i zakonshëm i grupit dhe arrestimi i dy personave me origjinë shqiptare në Vilanova de Cerveira (Portugali). Gjatë kontrollit, u gjetën sende të shumta të vjedhura, duke përfshirë bizhuteri, pajisje celulare, para të gatshme, mjete dhe automjete të nivelit të lartë të përdorur në krime.

Grabitjet u kryen në shtëpi në Portugali, duke përzgjedhur ato që me sa duket përmbanin sende me vlerë, si bizhuteri ose para, dhe bastisje kasaforta. Vlera e asaj që është vjedhur llogaritet në rreth dy milionë euro. Pas një hetimi të përbashkët dhe dhënies së urdhrave të hetimit europian, u konstatua ekzistenca e dy personave të tjerë në provincën e Valencias, të cilët i jepnin mbështetje logjistike dhe dokumentare grupit kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB