Aktualitet

ZËRI siguron pamjet nga pallati ku u vetëhodh, Olsi Ibro, një prej të akuzuarve në skandalin e kredive

Siç raporton gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, asnjë nga kamerat në zonë nuk e kap vendin e ngjarjes.

E.K
ZËRI siguron pamjet nga pallati ku u vetëhodh, Olsi Ibro, një
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- ZËRI siguron pamjet nga pallati në ndërtim e sipër, ku mëngjesin e kësaj të shtune u vetëhodh, Olsi Ibro, një prej të akuzuarve në skandalin e kredive. Ibro ka ndërruar jetë për shkak të dëmtime të marra si pasojë e rënies. Siç raporton gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, asnjë nga kamerat në zonë nuk e kap vendin e ngjarjes.


Anash ka një pallat të përfunduar që nuk ka asnjë kamerë, përballë ka një pallat tjetër, ndërsa katet e para janë biznese të vogla dhe nuk kanë kamara jashtë.


Kopshti ka një kamerë por nuk dihet nëse e kap pjesën ku ka ndodhur ngjarja. Kantieri, siç shihet dhe nga pamjet është i rrethuar. Më poshtë pamjet nga vendi ku është hedhur Ibro.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore "ADCA", e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit. Pjesë e grupit ishte dhe bashkëshortja e Olsit, Elda, e cila mbante rolin e administratores së “Micro Credit Albania”. Për aktivitetin e saj në këtë skemë mashtrimi, ajo ishte lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim. Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj edhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe./ZËRI

Poll

MOS HUMB