
POGRADEC- Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në një banesë të marrë me qira në Pogradec. Raportohet se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit./ZËRI