
TIRANË- Shqipëria do të vijiojë të jetë nën “pushtetin” e temperaturave të larta dhe këtë të dielë, pavarësisht se pritet një tërheqje e lehtë e valës të nxehtë afrikane duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 39-40°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI