Aktualitet

ZËRI mësyn në fasonerinë 'skllavëruese' të italianit, punonjëset dy muaj pa rroga: Italiani na tha, nuk më rr*het trapi!

ZËRI ka mësyrë këtë të mërkurë në ambientet e firmës për t’u përballur me personat përgjegjës dhe për të kuptuar se si qëndron e vërteta.

Edon Kuqi
ZËRI mësyn në fasonerinë 'skllavëruese'
Gazetari Edon Kuqi, ekonomisti i firmës dhe punonjëset

TIRANË- Pas denoncimit të bërë nga punonjëset e fasonerisë ‘’Sinless Confezioni” me administrator shtetasin italian Franceso Peluso në Tiranë, të cilat kishin dy muaj pa marrë pagat, ZËRI ka mësyrë këtë të mërkurë në ambientet e firmës për t’u përballur me personat përgjegjës dhe për të kuptuar se si qëndron e vërteta.

Prej orës 08:00 të mëngjesit së bashku me punonjëset ishim në ambientet e firmës dhe pritëm që të mbërrinte zoti Peluso, por ashtu siç pritej pas sinjalizimit se ekipi i ZËRI-t tashmë ndodhej në ambientet e kompanisë ai nuk erdhi, ndërsa gjetëm aty ekonomistin, i cili nuk pranoi tw identifikohej. Ai foli për ZËRI-n dhe dha arsyet e tij se pse situata kishte mbërritur në këtë pikë, ku punonjëset në sinkron të plotë me njëra-tjetrën kishin bojkotuar punën dhe nisur “revoltën” e tyre.

Sipas tij, kompania është në një situatë të vështirë ekonomike për momentin, ndërsa “gishtin e fajtorit” përpos te vonesat dhe problemet me doganet apo tek pronari e gjeti dhe tek punonjëset e firmës, të cilat sipas tij, kanë neglizhuar punën.

Gazetari: Edon Kuqi nga ZËRI, kemi ardhur pas shqetësimit që kanë pasur zonjat që punojnë në fasonerinë tuaj, kur do t’i marrin rrogat? Ju jeni ekonomisti?

Ekonomisti: Po i punësuar jam këtu në këtë.

Gazetari: Ju jeni personi përgjegjës se dhe i keni mbajtur me shpresa për lekët edhe…

Ekonomisti: Jo.

Gazetari: Edhe keni firmosur një dokument ku thuhej se do ua jepnit dhe nuk ua keni dhënë.

Ekonomisti: Jo ky biznes është në vështrësi dhe se zonjat janë në dijeni që në janar për këtë punë se nëqoftëse nuk i japin pak ritëm do të kemi këto problem, vonesa në pagesën e rrogane, nuk bëhet fjalë për mos dhënie të rrogave.

Gazetari: Ju jeni vetë i punësuar, mendoni se kjo gjë është normale?

Ekonomisti: Patjetër që nuk është normale, ashtu siç nuk është normale situata me këtë biznes.

Gazetari: Ndërkohë që zonjat po vazhdojnë punën, pra zonjat punojnë, produkti shitet.

Ekonomisti: Ku e sheh ti që produkti shitet?

Gazetari: Ku shkon produkti që punojnë zonjat?

Ekonomisti: Produkti është skapicë, aty, shihe se ka vonesa dhe në dorëzimin e punës, problemi është zinxhir o ti djalë. Nëqoftëse zonjat vonojnë nxjerrjen e punës, nuk japin rendimentin siç duhet, ndodhin dhe këto gjëra.

Gazetari: Pra i bie që fajin ta kenë zonjat?

Ekonomisti: Faji është i të gjithëve dhe i pronarit që nuk arrin të mbulojë shpenzimet.

Gazetari: Ku është pronari? Mund të na i marrësh? Ne kemi ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit

Ekonomisti: Ne ia japim vetë pa qenë ti.

Gazetari: Po nuk ia keni dhënë, madje gjeni disa zonja që janë të gjitha familjare kanë qiratë për të paguar dhe i thoni se ne shtetin se kemi asgjë. Çfarë është shteti për ty?

Ekonomisti: Shteti patjetër është rregullator. T’i drejtohen institucioneve nëse nuk gjejnë zgjidhje me marrëveshje me pronarin dhe kaq. Unë u kam thënë me datë 17 sipas datës që më ka thënë pronari.

Gazetari: Kam dhe dokumentin që keni firmosur. Paga duhet të ishte dhënë me datë 20, është shtyrë me datë 25 mars 2024 ndërkohë sot jemi me datë 27.

Ekonomisti: E di shumë mirë, jam shumë dakort me zonjat. Po tani si t’ia bëjmë ndryshe, t’ia marrim me zor lekët. Kur ai më thotë data 17 prill është afati i fundit unë ça të bëj, më thuaj ti.

Gazetari: Meqë jemi këtu do na i marrë pak në telefon që të vijë zotëria këtu.

Ekonomisti: Më tha të kam çuar disa video se si punohej këtu. Se problemi i mbledhjes së skapicave, mos shitjes së produktit nga kjo lind. Njerëz që bëjnë muhabet dhe nuk punojnë gjatë orarit të punës. 

Më pas ZËRI pyeti dhe zonjat që punonin pranë “Sinless Confezioni”, të cilat të irrituara nga vonesat u shprehën se janë në hall dhe se ka qiratë për të paguar dhe fëmijët për të rritur. Ndërsa shtuan se kanë që prej 6 muajsh që nuk u kanë kaluar as pagesat e siguracioneve. Një prej të cilave në prag pensioni. 

Punonjësja 1: Kur kam folur me zotërinë, Françeskon i kam thënë për të drejtën time, kam bërë 5 procese këtu dhe më ka përzërë pa arsye. I kam thënë të kam kursyer një rrogë punëtori dhe më ka thënë kush të ka thënë të vish në report, më ka thënë dil jashtë nuk të dua në punë. Më ka thënë ke në këtë datë rrogën, janarin nuk e di kur e kemi marrë goca, 15 mars, pastaj shkurtin më ka thënë me firmë me 25 keni rrogat, unë jam familjare kam fëmijët për të mbajt. Jemi pa sigurime që në tetor.

Punonjësja 2: Deri në tetor pa siguruar. Unë vij në punë se kam moshën vjen një kohë që do një pension, jam familjare. Sigurimin e dua dhe rrogën e dua, se po ta kem në terezi rri në shtëpi.

Punonjësja 3: Siguracionet nga tetori e këtej si kam marrë. Unë i dua siguracionet.

Punonjësja 4: Të gjtha janë me halle dhe probleme. Të shtunën që kaloi kur duke folur tha ikni se për 5 minuta do u vijë mesazhi pas pune, mesazhi nuk erdhi kurrë.

Punonjësja 5: Duke na folur me fjalor shumë të rëndë dhe kërcënime me shtetin duke na thënë po shkuat atje, ne i japim kafe.

Punonjësja 1: Pretekste, se punëtori 400 copë në ditë nuk i nxjerr asnjë llojë punëtori, e bëri që mos ti jepte rrogën punëtorit se deri dje thoshte më fal për shprehjen, nuk e ….

Ekonomisti: Unë nuk dua që ju të ikni nga puna, do ju mundësoj dhe një furgon që të ju marri dhe ju çojë tek reparti në Kamëz. Siguria për rrogën çfarë është po ju mban akoma në punë, po ju çon tek puna tjetër.

Punonjësja 4: E morëm furgonin, ikëm në Kamëz po si mund të vazhdoj të punoj në Kamëz pa marrë dy muaj këtu. I bie të shtoj akoma rrogë pa marrë.

Punonjësja 6: Ai punën e sillte kur ti donte qefi, makinistja rrinte në makinë.

Punonjësja 3: Ai nuk tha ikni në shtëpi po tha ikni atje, pse e thotë këtë.

Përgjegjësja: Unë dy muaj punë kam, besoj nuk është shumë e drejtë për dy muaj punëtori mund të jetë dhe në provë.

Në një moment ekonomisti u shpreh se i gjendur përballë falimentit të pikës së tij në Tiranë, biznesmeni italian Franceso Peluso, iu kishte “shtrirë dorën” zonjave që të punonin tek fabrika tjetër e tij, e cila siç figuron dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit është e regjistruar në Kamëz. Por kjo sipas grave nuk u intereson pasi janë larg dhe kanë ende rrogat dhe siguracionet pa marrë tek pika në Tiranë.

Pas insistimit të ZËRI-t për t’u mos u larguar nga ambientet e firmës pa arritur një zgjidhje, ekonomisti, lajmëroi Policinë e Shtetit. Këta të fundit të gjendur përballë faktit se ekipi ynë nuk kishte kryer shkelje pasi gjithçka ishte konform ligjit u larguan.

ZËRI ndoqi hap pas hapi procesin e firmosjes së marrëveshjes, tashmë noteriale ku biznesmeni italian Peluso u paraqit në zyrën e noterit Dritan Gjana pranë ish-Ekspozitës dhe firmosi në prani dhe të një përfaqësie punonjësesh. Ndërkohë u ra dokort që më datë 15 prill, “Sinless Confezioni” të kalojë në llogaritë e punonjëseve pagën e muajit shkurt. Për mbajtjen e këtij zotimi, tashmë ligjor ZËRI do jetë sërish këtu, për ta ndjekur hap pas hapi. Misioni VAZHDON…./ZËRI

Poll

MOS HUMB