Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon Policia: Flakët janë shuar, ja për çfarë dyshohet

Sipas policisë, vatra e zjarrit që u aktivizua këtë mëngjes është neutralizuar.

I.F
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon Policia:
Fusha e mbetjeve në Elbasan

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë në në njoftim zyrtar pas zjarrit të shkaktuar në fushën e mbetjeve në këtë qytet. Sipas policisë, vatra e zjarrit që u aktivizua këtë mëngjes është neutralizuar. Blutë njoftojnë se dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Në orët e para të mëngjesit fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakët. pas disa orësh luftë me flakët, zjarrfikësat arritën të neutralizonin vatrën e zjarrit. Në vendngjarje shkuan disa zjarrfikëse si dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, po ashtu edhe deputetë e opozitës, Qani Xhafa dhe kryetari lokal i Partisë Demokratike Bledi Himçi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB