
Pamje nga fusha e mbetjeve në Elbasan
ELBASAN- Fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët sot, duke përhapur re tymi në qytet. Zjarri raportohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit të sotë dhe në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse.
Zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët, ndërkohë ka nisur edhe hetimi paraprak për të zbardhur rrethanat e shkakut të zjarrit.
Po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, si edhe deputetë e opozitës, Qani Xhafa dhe kryetari lokal i Partisë Demokratike Bledi Himçi. /ZËRI
Poll