Aktualitet

Zjarret në vend/ Riaktivizohen vatra në Maliq e Bulqizë, 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.

f.t
Zjarret në vend/ Riaktivizohen vatra në Maliq e Bulqizë, 100
pamje nga zjarri në Maliq

BULQIZË-Zjarri i aktivizuar që prej ditës së dielë në masivin pyjor të Tërnovës, në bashkinë Bulqizë, është vënë nën kontroll të hënën. Por këtë të martë, në orët e mesditës vatrat e zjarrit janë riaktivizuar, të ndihmuara edhe nga era që fryn. Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur. Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.

Në terren kanë shkuar sërish për shuarjen e zjarrit rreth 60 forca e mjete të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të aparatit bashkiak Bulqizë. Atyre u janë bashkuar rreth 100 forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana, që po luftojnë me flakët prej tre ditësh.

Ndërkohë vatra të shumta të zjarrit janë aktivizuar në zonën e fushës së Maliqit. Për izolimin e flakëve janë duke punuar shërbimi zjarrfikes por edhe mjete të bashkisë Maliq, të cilat po bëjnë rrethimin dhe plugimin e tokave të djegura që zjarri të mos depërtojë në sipërfaqe të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB