Aktualitet

‘Ethet e Nilit’/ QSUT: Të infektuarit në gjendje stabël, asnjë rast i ri në 24 orët e fundit

Një reagim ka ardhur edhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në lidhje me gjendjen shëndetësore të të nfektuarëve.

f.t
‘Ethet e Nilit’/ QSUT: Të infektuarit në gjendje
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Virusi ‘Ethet e Nilit’ është rikthyer pas 13 vitesh në vendin tonë. Një ditë më parë (5 gusht), ISHP raportoi se janë 17 të infektuar, 3 qytetarë kanë humbur jetën. Një reagim ka ardhur edhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në lidhje me gjendjen shëndetësore të të nfektuarëve. Siç raportohet gjëndja e të infektuarëve është stabël dhe QSUT njofton se në 24 orët e fundit nuk ka patur raste të reja me virusin e rrallë.

“Gjendja e 17 të infektuarve me “Ethet e Nilit Perëndimor” paraqitet stabël dhe po marrin trajtimon e duhur mjekësor, ndërsa në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me këtë virus në QSUT”, tha QSUT, për Report.Tv.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB