
TIRANË- 33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara në të gjithë vendin. Pas shuarjes së flakëve në Shëngjin, fokusi i Ministrisë së Mbrojtjes tashmë ka "zbritur" sërish në jug të vendit.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.
Fatmirësisht, deri më tani këto vatra nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.
Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar./ZËRI