Aktualitet

Protesta para Bashkisë Tiranë, policia njofton rrugët që do të bllokohen

Prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

I.F
Protesta para Bashkisë Tiranë, policia njofton rrugët që do
Pamje nga protestat e shkuara

TIRANË- Ditën e sotme mbahet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë.

Policia ka njoftuar planin e masave për ruajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë tubimit përpara Bashkisë Tiranë, në orën 11:00.

Prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

"Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB