Aktualitet

S'deklaronin sigurimet shoqërore të lojtarëve, Refik Halili dhe 'FC Tirana' përfundon në gjyq

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot, 1 gusht 2024, se ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Halilit dhe klubit Tirana pasi gjatë hetimeve për një procedim penal të vitit 2017 rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura.

k.m.
S'deklaronin sigurimet shoqërore të lojtarëve, Refik Halili
Refik Halili

TIRANË- Klubi ‘KF Tirana’ dhe presidenti Refik Halili kanë përfunduar në gjyq! Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të presidentit Halili dhe të klubit të kryeqytetit, pasi gjatë nëj hetimi të nisur në vitin 2017, kanë dalë në përfundimin se janë fshehur rreth 52 milionë lekë të ardhura. Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria, klubi i Tiranës ka fshehur të ardhurat përgjatë viteve 2014, 2015, 2016. Sipas asaj që dihet deri më tani, 'Futboll Klub Tirana’ ka pasur të regjistruar 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016. Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Nuk deklaruan listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të lojtarëve, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe Administratorin R.H.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ sha dhe administratorin e tij, shtetasin R.H., për Veprën Penale ‘Fshehje të të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.1755, të vitit 2017, rezultoi se për vitet 2014, 2015, 2016, ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016. Por në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit.

Nga analizimi i të dhënave prokuroria doli në konkluzion se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori i kësaj shoqërie, shtetasi R.H., gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi R.H., ka konsumuar veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal duke mos kryer deklarimet dhe duke bërë deklarime të pavërteta apo informacione joreale në organet tatimore, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritje të pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit dhe për këtë arsye rezulton se ky subjekt të ketë fshehur tatimin e TVSH që ka arkëtuar nga dhe të tatim fitimit përkatës që duhet të deklaronte dhe mbi të cilin do të llogaritej tatimi mbi fitimin. Ndërsa subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a ka konsumuar gjatë aktivitetit të tij elementë të veprës penale ‘Fshehje e të Ardhurave’ të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal, ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është 51.975.745 lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB