Aktualitet

Zjarret në Shëngjin, Haki Çako: Kemi qenë të privilegjuar që shpëtuam jetë njerëzish

Sipas Çakos, situata në Shëngjin tashmë është vendosur totalisht nën kontroll

E.K
Zjarret në Shëngjin, Haki Çako: Kemi qenë të
Haki Cako

SHËNGJIN- Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako në një deklaratë për mediat, është shprehur se tashmë situata e zjarreve në Shëngjin është vendosur totalisht nën kontroll, dhe se aktualisht janë shuar të gjitha vatrat. Çako tha gjatë fjalës së tij, se autoritetet ndihen të privilegjuar, se si pasojë e zjarrit që ra në zonën turistike, nuk ka humbje në jetë njerëzore.

“Të gjitha vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, aktualisht po mbahen nën monitorim, ndërsa avionët që erdhën nga Italia, kanë përfunduar aksionin. Ne jemi të privilegjuar që shpëtuam jetët e njerëzve, dhe nuk patëm dëme në këtë aspekt”, tha mes të tjerave Çako.

Pse nuk u përdorën të dy helikopterët?

Helikopterët që ju përmenden janë në punë në Tepelenë, jo çdo fshat mund të ketë helikopter, iu kërkojmë banorëve që të sinjalizojnë në kohë për zjarret, se jo të gjithë zjarret mund të fiken nga ajri. Në vende të tjera ka pasur humbje në jetë njerëzish, ashtu siç ka dhe vende që kanë kapacitete më të zhvilluara. /ZËRI

Poll

MOS HUMB