
Pamje nga zjarri
MAT- Një vatër e re zjarri është shënuar në zonën e Klosit. Më konkretisht, zjarri ka rënë në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore, por po favorizohen edhe nga era e fortë dhe terreni malor. Ndaj edhe është bërë e nevojshme ndërhyrja nga ajri me helikopter Cougar.
VIDEO NGA AKSIONI:
Poll