
pamje nga vendngjarja
VLORË- Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pranë sheshit të Flamurit në Vlorë. Fillimisht zjarri ka rënë në katin e parë, i cili shërbente si servis makinash. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka prekur edhe katin e dytë të godinës, i cili është i banuar nga familjarë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Banorët janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Gjithashtu po punohet edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.
Shkak paraprak për zjarrin dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
/ZËRI
Poll