Aktualitet

'Metamorfoza'/ Nga Breçani te Bistri, SPAK nis hetimin pasuror për ish-zyrtarët e Policisë

SPAK po heton pasuritë e ish-zyrtarëve të policisë që dyshohen për lidhje me krimin

f.t
'Metamorfoza'/ Nga Breçani te Bistri, SPAK nis hetimin pasuror
Ish-efektivët

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK. Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.

Gjithashtu po verifikohet edhe pasuria ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish-shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni, i arrestuar në datën 20 Nëntor. Në lupën e SPAK është edhe pasuria e ish-shefit të krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega.

Gjithashtu, edhe ndaj shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, po bëhen verifikime për pasurinë e tij. Kujtojmë se emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Ai dyshohet se priste çanta me sende me vlerë nga vajza e tij që studion dhe punon në Francë. Florinjtë dhe bizhuteritë dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë në Francë dhe transportohen drejt Shqipërisë për tu shitur në treg të zi. Vetë Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave. 

 

Të gjithë emrat e këtyre drejtuesve të policisë, kanë dalë në përgjimet e SPAK, në dosjen Metamorfoza 1 dhe 2. Përveçse komunikonin në aplikacionet e kodura, të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e policisë, u shërbenin apo ishin në dijeni të krimeve të ndryshme, që kryheshin nga grupet kriminale. 

-Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të dosjes 'Metamorfoza' akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje e akteve sekrete hetimore në lidhje me vrasjen e Gjin Ndocit. Ardit Hasanbegaj, ish-shefi i policisë së Komisariatit Berat, akuzohet se ka siguruar kushte për vrasjen e Dorjan Dulit e Ibrahim Licit. 

-Dritan Metajn, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, i arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikantit të drogës Gëzim Çelës, akuzohet për shpërdorim detyre dhe trafikim droge. Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t'i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

-Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në kuadër të operacionit nga SPAK u arrestua -ish-nëndrejtori i Policisë Erzen Breçani dhe ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr.6 Dedan Gjoni. Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Ndërsa shefi i Krimeve te komisariati Nr. 6, Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB