
PAMJE NGA ZJARRI
TEPELENË-Një vatër zjarri ka përfshirë sot shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ndihmës së vullnetarëve nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve. Aktualisht në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter Coguar për të netrualizuar zjarrin. Në terren ndodhen zjarrfikëset e Memaliajt, Gjirokastrës e Përmetit.
Situatë kritike gjatë ditës së sotme ka qenë edhe në malin e Tërnovës ku zjarri aktiv prej 10 ditësh ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhjetra hektar me bredha, pishë dhe pemë Ahu./ZËRI
Poll