Aktualitet

Zhvatnin qytetarët e BE përmes "call center", GJKKO vendos "fatin" për 8 të arrestuarit

Hetimet nisën pas pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike në ambientet e qendrës së thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në rrugën e Kavajës, Condor Center, Tiranë, më 16 mars 2022. 

zh.ll
Zhvatnin qytetarët e BE përmes "call center", GJKKO vendos
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për tetë personat e arrestuar, të cilët dyshohet se përmes call centerave kanë zhvatur qytetarë të ndryshëm nëga vendet e Bashkimit Europian.

Për Robert Gjura, Gerti Shega dhe Erjon Palaj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, për Eleni Jorgji, Klaudia Balla dhe Ilir Golemi është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Ndërsa Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe do të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Një ditë më parë, SPAK njoftoi se ka thelluar hetimet lidhur me grupin e mashtrimit përmes Call Center-it “Bluenergycall” në Tiranë. Hetimet nisën pas pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike në ambientet e qendrës së thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në rrugën e Kavajës, Condor Center, Tiranë, më 16 mars 2022. 

Nga provat e sekuestruara dhe të dhënat e administruara gjatë hetimit, të analizuara në bashkëpunim me autoritetet gjermane, dyshohet se shtetas gjermanë dhe persona të tjerë europianë kontaktoheshin nga agjentë të “Bluenergycall shpk” dhe bindeshin të investonin në tregjet ndërkombëtare përmes platformave të dyshuara si mashtruese.

Sipas hetimit, viktimat depozitonin paratë në llogari bankare në vende të ndryshme, përfshirë Bullgarinë, Lituaninë, Poloninë dhe Qipron. Më pas, paratë dyshohet se transferoheshin në mënyrë të njëpasnjëshme në llogari të tjera ose konvertoheshin në kriptovaluta, duke e vështirësuar gjurmimin e tyre. SPAK thekson se një pjesë e veprimtarisë së dyshuar të mashtrimit është kryer përmes dy adresave IP të përdorura nga subjekti “Bluenergycall shpk” në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB