Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ propozon tre variante ku do të zhvillohet votimi dhe numërimi elektronik

Draftet e KQZ priten që të dorëzohen së shpejti partive politike në mënyrë që të nisin diskutimet për votimin elektronik.

I.F
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ propozon tre variante ku do të zhvillohet votimi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Draftet e KQZ priten që të dorëzohen së shpejti partive politike në mënyrë që të nisin diskutimet për votimin elektronik.

Sipas draftit të parë KQZ propozon votimin dhe numërimin elektronik në 5 njësi të kryeqytetit dhe në Vorë. Më konkretisht për njësitë 1,3,5,8 dhe 9, ndërsa i njëjti proces do të ndiqet edhe në zonën e Bërxullit, Prezës dhe Vorës.

Drafti i dytë parashikon zhvillimin e këtij procesi në njësitë 2, 3, 5, 9 dhe 10 në Tiranë ndërsa zona e Vorës mbetet e njëjtë.

Ndërsa, në draftin e tretë nuk është përfshirë vetëm Tirana por edhe qyteti i Durrësit. Sipas dokumentit kërkohet që të zhvillohet votim elektronik në njësitë 5 dhe 10 në Tiranë ndërsa në Durrës të përfshihet nga rajoni 1 deri në rajonin 5. Zona e Vorës edhe në variantin e 3-të mbetet i njëjtë.

KQZ ka propozuar këto tre variante pasi Partia Demokratike ka refuzuar që që procesi i votimit dhe numërimit elektronik të shtrihet në nivel qarku.

Votimi dhe numërimi elektronik u testua për herë të parë në zgjedhjet e 2021 në njësinë 10 në Tiranë. Ndërsa në vitin 2023 u përdor edhe në bashkinë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës. Numërimi elektronik është një metodë efikase dhe mund të japin rezultatet një orë pas mbylljes së votimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB